Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Kështu ka deklaruar kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, mbrëmë në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova.
Ajo ka thënë se nëse PZAP nuk merr vendim për ndonjë rinumërim tjetër; atëherë KQZ është e gatshme t’i certifikojë rezultatet përfundimtare.