Krasniqi flet për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se ende nuk mund të flasin se a do të shkojnë në zgjedhje të vetme apo do të bëjnë koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë parlamentare.

Krasniqi tha se është e mundshme që edhe në këto zgjedhje të garojnë me ndonjë partner koalicioni.

“Ashtu si ju edhe ne, mbrëmë jemi njoftuar që do të shkojmë në zgjedhje. Këto janë çështje që po diskutohen. Ne nuk mund tju themi tash se do të garojmë bashkë me një partner. Do të jetë e mundshme që të kemi partner edhe tash. Për neve është e rëndëishmë që do të kalojmë më një listë përfaqësuesisht më të mirë se partitë tjera”, tha Krasniqi.

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani sot është takuar me të gjitha partitë parlamentare ku ka diskutuar për datën e zgjedhjeve./Express