Krasniqi: Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja shndërrohet në kryeministër jo-legjitim

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, e ka konsideruar si futje në krizë politike sjelljen e zgjedhjeve të reja.

Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se në rast se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të provokonte zgjedhje të reja, partitë opozitare do ta bojkotonin këtë të fundit në Kuvendin e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

“Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte”, thuhet në postimin e profesorit universitar.

Ai ka thënë se, kësisoj, Kurti do të shndërrohej në kryeministër jo-legjitim.

Postimi i plotë:

Nëse Kurti provokon zgjedhje të reja, do të hynte në krizë, nga e cila më kurrë nuk do të mund të dilte. Bojkoti i partive opozitare do të ishte i pashmangshëm.

Në atë mënyrë ai do të merrte një “fitore të Pirros” dhe do shndërrohej në kryeministër pa legjitimitet demokratik. /Gazeta Express/