Krasniqi: Nisma po tenton të ndryshojë politikën, ta ndërtojmë një Kosovë evropiane

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është shprehur se qëllimi i Nismës është ndryshimi i politikës vendore për ta ndërtuar një Kosovë evropiane.

Postimi në Facebook:

Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për Rininë tonë, të ardhmen e kombit.

NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.