Krasniqi: Partitë në pushtet po shkaktojnë precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë

Analisti Albert Krasniqi ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Lëvizjes Vetëvendosje, Krasniqi ia ka rikujtuar se në pushtet ka ardhur me thirrjen për sundim të rendit dhe ligjit, dhe tash të mos e respektojnë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, shkaktojnë precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë.

Krasniqi ka deklaruase se mbrojtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme për demokracinë që vendimet që merren nga institucioneve të bëhen brenda autorizimeve të tyre ligjore.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese tashmë ka konstatuar se kur Qeveria ka vendosur për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në tërë vendin, ka tejkaluar autorizimet ligjore të dhëna me ligj të Kuvendit. Sikurse Kuvendi të kishte zgjedhur të jepte një autorizim të tillë në ligj për Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë – do të mund ta bënte.

Ky është postimi i plotë i Albert Krasniqit:

Mbrojtja e shëndetit publik është shumë e rëndësishme, por është po aq e rëndësishme për demokracinë që vendimet që merren nga institucioneve të bëhen brenda autorizimeve të tyre ligjore.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se kur Qeveria ka vendosur për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në tërë vendin, ka tejkaluar autorizimet ligjore të dhëna me ligj të Kuvendit. Sikurse Kuvendi të kishte zgjedhur të jepte një autorizim të tillë në ligj për Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Qeverinë – do të mund ta bënte.

Partitë politike të cilat kanë ardhur në pushtet me thirrjen për sundim të rendit dhe ligjit, dhe tash të mos e respektojnë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, shkaktojnë precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë. E këtë aktgjykim kanë mundur fare lehtë ta respektojë duke përjashtuar nga kufizimi i lëvizjes komunat të cilat kanë pak raste të konfirmuara me virusin Korona – por nuk e kanë bërë