Krasniqi: VV t’i marrë punët shtruar dhe me gjakftohtësi

Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, i është drejtuar VV-së, duke i thënë se duhet të qeveriset  duke i pranuar edhe goditjet nga opozita.

Të qeverisurit nuk behet me gjuhën e sharjeve të opozitarizmit e as me metodat e zjarrëvënieve, por me gjuhën e të qeverisurit me e për gjithë kombin (qytetarët), duke i pranuar edhe goditjet nga opozita, kur edhe ajo përdor armët që i ke përdorur duke qenë në opozitë”.

“Për të mos ndodhur kjo, është mirë që drejtuesit e lartë të LVV-së t’i marrin punët më shtruar e më me gjakftohtësi e përgjegjësi. Qeverisja e mirë, është e mirë për çdo qytetar”.

“Përndryshe, ne Socialdemokratet ekzistimin në opozitë nuk e kemi problem, qafën nuk ia afrojmë askujt. Qëndrimi vertikal, është tradita e jona! E kaluara është dëshmi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.