Krerët e FBK-së në Komisione të FIBA Evropës

(nga TopSporti.com) – Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur të hënën (17.06.2019) në Munich të Gjermanisë i ka emëruar anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës.

Në këtë mënyrë për herë të parë në Komisione të FIBA Evropës kanë zënë vend edhe përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Bëhet fjalë për kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu, i cili është emëruar anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe për Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, e cila është emëruar në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Anëtarët e Komisioneve të FIBA Evropës kanë mandat katërvjeçar, pra prej 2019 deri më 2023.