Krijesa misterioze thith gjakun e 50 bagëtive, banorët mendojnë se po rikthehet legjenda e frikshme

Një krijesë misterioze që thith gjakun dhe që sulmoi 50  lama dhe alpakë në Kili, ka frikësuar një fermer i cili beson tek legjenda e keqe e Chupacabra.

Pronarët e bagëtive në qytetin e Citani Qendrore, në kufirin e Bolivisë, pohojnë se një kafshë e çuditshme ka shënjestruar lamat dhe alpakat që nga Nëntori i vitit 2020.

Lama është një deve e zbutur e Amerikës së Jugut, e përdorur gjerësisht si një kafshë mishi dhe për punë nga kulturat Andeane që nga epoka para-kolumbiane.

Alpaka është një lloj deveje të Amerikës së Jugut. Është e ngjashme dhe shpesh ngatërrohet me lamën. Sidoqoftë, alpakat shpesh janë dukshëm më të vogla se lamat. Të dy kafshët janë të lidhura ngushtë dhe mund të kryqëzohen me sukses.

Lamat dhe alpakat janë sulmuar gjatë natës, i është thithur gjaku dhe janë lënë të ngordhura. Vendasit fillimisht menduan se bagëtitë ishin vrarë nga dikush që kishte keqdashje kundër tyre. Fermeri Juan Choque beson se krijesa që thith gjak mund të jetë Chupacabra, legjenda e një oguri të keq që filloi në vitet ’90.

Sipas Choque, Chupacabra është një kafshë mitologjike e ngjashme me mumjen që ushqehet me gjakun e bagëtive.

Ai tha: “Në fillim kur u shfaqën dy ose tre vdekje, ne menduam se ishte dikush që do të na bëjë keq, por kur filluan të vriten edhe të vegjlit e Lamve dhe Alpakave nisëm të dyshonim sepse vrasja e të vegjëlve nuk i hyn në punë askujt”.

Fermeri tha që miti e ka frikësuar aq shumë sa që tani ka vendosur panele diellore për të ndriçuar lamat dhe alpakat për të trembur kafshën.

Andrea Nieto një veterinare specialiste tha se nuk është gjendur asnjë gjurmë në trupin e bagëtive.

“Është e vështirë të thuash se cili ishte shkaku i sulmit pasi shenjat mbi bagëtinë e ngordhur nuk janë shenja grabitqarësh si puma ose dhelpra. Vetëm dy vrima shihen në gjoksin e lamave dhe alpakave dhe asgjë tjetër. Me sa duket kafsha thithi gjakun e tyre, por duhet të kryhet një hetim më i gjërë”, ka thënë veterinaria.