Kroacia do të rrit praninë ushtarake në Kosovë

Kroacia është një aleat shumë i vlerësuar dhe i përkushtuar, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në NATO përmes pjesëmarrjes së saj në operacione dhe misione të ndryshme.

Kështu tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili u takua me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

“Kroacia është një anëtar shumë i vlerësuar dhe i përkushtuar i Aleancës sonë, duke kontribuar në misione dhe operacione të ndryshme, në Irak, duke ndihmuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, në Kosovë, duke ndihmuar në stabilizimin e asaj pjese të Ballkanit Perëndimor, operacioneve Balltike dhe Detare”, tha Stoltenberg gjatë takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, raporton N1.

Ky i fundit, i cili fillon një vizitë 24-orëshe në Bruksel me një takim me Stoltenberg, tha se Kroacia ishte krenare për pjesëmarrjen në misione dhe operacione të ndryshme të NATO-s dhe njoftoi se do të forconte praninë në Kosovë,.

“Unë mendoj se ne kemi provuar të jemi një aleat dhe partner i besueshëm dhe solid në të gjitha aktivitetet politike dhe ushtarake të Aleancës”, tha Plenkoviq.

Kryeministri Plenkoviq do të ketë një seri takimesh me zyrtarë të Bashkimit Evropian si dhe kryeministrin belg, Alexander De Cro. /Telegrafi/

Tags: , , ,