KRU Gjakova: Uji i ujitjes mos të përzihet me ujë të pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” apelon me theks të veçantë tek konsumatoret e fshatit Xërxe por dhe të gjithë konsumatorët tjerë që të kenë kujdes në përdorimin e ujit të ujitjes, mos ta përziejnë atë me ujë të pijes.

“Me datë 16.09.2019 kontrolla e KRU Gjakova ka hasur në një konsumator i cili ka bërë përzierjen e ujit të ujitjes me ujë të pijes dhe menjëhere i kanë njoftuar inspektorët sanitarë në Rahovec, poashtu ne si Kompani kemi përgatitur edhe kallëzimin penal ndaj këtij konsumatori.

Lusim të gjithë konsumatorët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ujit të ujitjes dhe të mos e përziejnë me ujin e pijes siç ka bërë konsumatori i cekur më lartë, sepse siç dihet një veprim i tillë mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin e popullatës, dhe për raste të tilla Kompania jonë nuk merr përgjegjësi. Urojmë që raste të tilla të mos na përsëriten”, thuhet në njoftimin e KRU Gjakova.