Kryeministri Haradinaj kundërshton vendimin për mbylljen e universiteteve publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.

“Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin”, ka shkruar Kryeministri Haradinaj, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shtuar Haradinaj.