Kryeministri Hoti kërkon të votohen marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga deputetet e kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ti ratifikojnë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat do t’i hapin rrugën Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

Përmes një postimi në Facebook, përcjell Lajme365, Hoti thotë se i ka dërguar Kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmanit, një letër me shkrim Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Hoti ka shkruar se Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia, dhe  pret me mirëkuptim që situatën e rëndë ekonomike në vend, duke kërkuar që ky projektligj të trajtohet me prioritet të lartë.

”Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike./lajme365.com