Kryeministri Hoti publikon kthimin e disa prej masave kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj Coronavirusit, ka paralajmëruar rikthimin e disa masave ndaj coronavirusit, shkruan LAJME365.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Hoti ka publikur disa prej masave që janë rikthyer për tu mbrojtur nga coronavirusi.

Këto janë disa prej masave që janë rikthyer nga Qeveria Hoti:

  • Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
  • Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
  •  Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
  •  Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!ka njoftuar Hoti, përcjell Lajme365.

Hoti ka thënë se kthimi i disa prej masave është për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me COVID19.

Postimi i plotë:

#COVID19 – NJOFTIM!

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 🦠, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

🔴 Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;
🔴 Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;
🔴 Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;
🔴 Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!

#mbajedistancen #maska #higjiena

/lajme365.com