Kryeministri Hoti u testua për COVID-19 pas kthimit nga Dragashi

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar të ketë dalë pozitiv në testimin e bërë ndaj COVID-19.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti, përcjellë Lajme365.com

Kryeministri Hoti, para se të njoftojë të ketë dalë pozitiv ndaj COVID-19, kishte qëndruar në Komunën e Dragashit.

Hoti atje kishte realizuar vizita të shumta dhe kishte pasur kontakte me qindra qytetarë dhe zyrtarë të nivelit qendror e atij lokal.

Në vizitën e tij në Dragash, Kryeministrin Hoti e kanë shoqëruar edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministrat Arban Abrashi, Vesel Krasniqi dhe Besian Mustafa.

Dragashi në rrezik nga shpërthimi i pandemisë – Hoti kishte kontakte me qindra persona gjatë vizitës së tij

Për ta takuar Kryeministrin Hoti kishin dalë deputetë nga rajoni përfshirë deputetët Rasim Demiri, Duda Bajle dhe Adem Hoxha, si dhe zyrtarë të shumtë komunalë, përfshirë Kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Gjatë vizitës në Dragash, Kryeministri Hoti ka inspektuar punimet në aksin rrugorë Zhur-Dragash, ka vizituar fabrikën e përpunimit të mishit MEKA dhe fabrikën e tekstilit Invers One.

Kryeministri Hoti pozitiv me COVID-19

Lajme365 mëson se testit për COVID-19, Kryeministri Hoti i është nënshtruar menjëherë pas kthimit nga Dragashi.

Arsye për testim ndaj COVID-19, ishte bërë kollitja e lehte e Hotit. Kollitja konsiderohet njëra ndër simptomat kryesore të koronavirusit, krahas temperaturës, etheve dhe lodhjes. / Lajme365