Kryeministri i Izraelit, dyshohet se është infektuar me Coronavirus, vendoset në karantinë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të vendoset në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person që ka rezultuar me Coronavirus pozitiv, kanë njoftuar nga zyrja e Kryeministrit.

Kryeministri Netanyahu dhe stafi i tij do të vendosen në karantinë dhe vetë izolim përderisa do të presin rezultatet e testeve që do të kryejnë në ditët në vazhdim.

Varësisht nga këto teste do të vendoset  se sa gjatë o të qëndrojnë në karantinë kryeministri i Izraelit dhe stafi i tij.