Kryeministri Kurti personi i parë që merr vaksinën kundër COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personi i parë që ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Këto vaksina në Kosovë arritën mbrëmë.

Kurti vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca, e mori në sallën e sporteve “1 Tetori”.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur sot takim virtual me këshillin e kryetarëve të komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit antiCOVID-19.

Vitia njoftoi kryetarët e komunave rreth arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave në Kosovë, e që të parët që do të vaksinohen janë personeli shëndetësorë dhe personave mbi moshën 80 vjeçare dhe me sëmundje kronike të mëdha.

Vitia ka treguar se vaksinimi do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa nëpër komuna vaksinimi do të nis të enjten ose të premten e kësaj jave. Kështu thuhet në komunikatën për media të Asociacionit të Komunave.

Gjatë këtij takimi virtual, ministri Vitia ka kërkuar që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë COVID-19./Insajderi.org