Kryeministri viziton bizneset në Suharekë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Komunën e Suharekës ku ka i bërë një vizitë pune kësaj Komune.

Kryeministri Haradinaj këtu është njoftuar me punën e Komunës së Suharekës në infrastrukturë nga vetë Kryetari Bali Muharremaj, i cili informoi Kryeministrin rreth zhvillimit ekonomik lokal, afarizmit të mirë të bizneseve prodhuese të kësaj Komune, e cila ka 164 biznese prodhuese dhe 2497 biznese aktive.

Haradinaj, ka lavdëruar Komunën e Suharekës dhe kryetarin Muharremaj për punën e mire dhe qeverisjën e tij të suksesshme dhe ka shtuar se duke parë potencialin që ka Suhareka për zhvillim, përkrahja e Qeverisë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj Komune nuk do të mungojë asnjëherë.

Kryeministri Haradinaj ka vizituar edhe një numër të bizneseve që operojnë në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës. Ai ka takuar punëtorët e Kompanisë “Solid”, të Fabrikës e Fasadave “Graniti” si dhe Kompaninë “Etika”.

“Qeveria e vendit do të krijojë lehtësira për prodhues vendorë si lirimi nga taksa doganore e linjave prodhuese dhe pajisjeve tjera, lirimi nga taksa doganore e lëndës së parë dhe eliminimin e barrierave që i paraqitën prodhuesve”, ka deklaruar Kryeministri Haradinaj me këtë rast.

Image may contain: 6 people, people standing
Image may contain: 6 people, indoor
Image may contain: 7 people, people standing