Kryeministrja e Serbisë falenderon ambasadoren e Izraelit për mosmirënjohjen e Kosovës !

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka pritur të premten në një takim përshëndetës ambasadoren e Izraelit në Serbi, Alona Fisher-Kamm.

Ndër të tjera kryeministrja serbe ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për mosnjohjen e Kosovës.

“Kryeministrja ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës të shpallur njëanshëm dhe për përkrahjen për zgjidhje paqësore të kësaj çështje shumë të rëndësishme”, ka njoftuar Radio Televizioni i Serbisë./koha.