Kryeredaktori i “Kohës Ditore” propozohet për ambasador në Bruksel

Kryredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, është propozuar nga qeveria për pozitën e Ambasadorit të Kosovës në Bruksel, ka mësuar mediumi online Paparaci.

Bajrami ka dhënë të hënën dorëheqje nga pozita e kryeredaktorit të të përditshmes “Koha Ditore” pas gati tri dekadash.

Lajmin për dorëheqjen e tij e konfirmoi sot drejtoresha e Grupit “Koha”, Flaka Surroi.

“Që nga 25 tetori, e kam liruar nga të gjitha obligimet ne kompani, duke i uruar sukses në shtegtimin e ri profesional”, tha Surroi.

Bajramit, në aventurën e tij të re i ka uruar fat dhe suksese edhe Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. .

“Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit Koha e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka shkruar Kusari në një koment në Facebook.

Pozita e ambasadorit të Kosovës në Bruksel ka mbetur vakante prej katër muajsh. /Paparaci