Kryetari i Dragashit jep Detaje për Tetë të infektuarit me COVID-19

Insttituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se të enjetën janë regjistruar 83 raste pozitive me COVID-19, Tetë prej tyre nga komuna e Dragashit.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani,  për RTV Dukagjinin, përcjell Lajme365, tha se nga tetë rastet me COVID-19, pesë prej tyre janë punëtorë shëndetësorë ndërsa tre të tjerë janë familjarë të rastit që ka rezultuar pozitiv para disa ditëve.

Nga fillimi i pandemisë në Dragash janë shënuar 11 raste pozitive me COVID-19, dy janë shëruar dhe një pacient ka vdekur.

Tani janë gjithësejtë nëntë (9), raste aktive me coronavirus në Dragash./lajme365.com