Kryetari i Lirisë, Ilijazi, ftesë Prokurorisë të kryej hetime në klub

Kryetari i Lirisë, Ilijazi, ftesë Prokurorisë të kryej hetime në klub

Pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të  Kuvendit të Prizrenit, ka ftuar mediat kryetari i KF “ Liria”, Ilijaz Ilijazi, i cili para kamerave tha se është ndier i diskriminuar që nuk iu dha rasti të flasë para anëtarëve të Kuvendit, rreth adresimit të kritikave në adresë të tij për keqmenaxhim me klubin prizrenas. Ai tha në fillim se , para një viti prej së është zgjedhur në krye të klubit prizrenas, ai e ka gjetur Lirinë me 148 mijë euro borxhe, shkapërderdhje të skuadrës me vetëm dy futbollistë si pasojë e keqmenaxhimit nga parardhësit e tij.Me këtë çështje tani po merret auditori, dhe do të shihet se si është menaxhuar ky klub dhe kush ka keqpërdor me atë, tha ai.

Ai më tej ka dhënë disa përgjigje rreth akuzave që i janë bërë atij dhe menaxhmentit të klubit në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Prizrenit. Kryetari Ilijazi, propozimin e sotëm të Kuvendit  që vendimi për pezullim të financimit të klubit futbollistik “Liria” të votohet në mbledhjen e ardhshme dhe deri atëherë, të hartohet një vendim i ri që do ta qartësonte mënyrën e financimit të klubit nga ana e komunës së Prizrenit, e ka quajtur përzierje direkte të politikës në sport, dhe dëmton në masë të madhe klubin bardhë e zi . Për këtë çështje, ai thotë se do të ankohet edhe në UEFA, ndërsa ka ftuar edhe hetuesinë që të merret me çështjet e ndjeshme në këtë klub.

Se a do të vijoj mbështetja për klubin më të madh prizrenas nga komuna, mbetet të shihet në ditët e para të muajit në vijim.