Kryetari i Pejës me akuza të rënda ndaj prokurores së shtetit

Lidhur me arrestimet e fundit të zyrtarëve komunal në Pejë, kryetari Muhaxheri, në një intervistë për televizonin T7, aksionin në fjalë e ka cilësuar si tendencioz, pasiqë sipas tij është kohë fushate para zgjedhjeve lokale, ai madje ka shkuar deri në atë pikë, ku ka akuzuar prokuroren Lumturije Vuçetaj, e cila ishte në krye te këtij aksioni.
“Çka është mbet pa u thonë, që operacionin e udhëhequr nga Prokurorja, e cila ka qenë zyrtare në Komunën e Pejës, edhe atë zyrtare e përfolur për punë të këqija, thonë qytetarët atje kur ndodhi aksioni, kjo zyretarë ka marrë prej pesë euro deri në 500 euro për me kry punë ne urbanizëm, paska mbëri koha me arrestu njerin më të ndershëm në Komunën e Pejës”- shprehet Muhaxheri.
Kur gazetari pyet, se cila është ajo prokurore, Muhaxheri shton:
”Është Prokurorja Vuçetaj, që ka shumë punë të këqija të kryme në Komunën e Pejës, kur ka qenë zyretare ose shefe e Katastres”.
Ndryshe, në komunën e Pejës ishin arrestuar Rajan Arapi, drejtori i Urbanizmit, Florije Berisha, zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë, si dhe Bajram Muzlijaj.
Gjykata e Themelore në Pejë më 18 korrik kishte vendosur që Bajram Muzlijaj të mbrohej në liri kurse për Rajan Arapin dhe Florije Berishën gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
ℹDEKLARATA NGA MINUTA E 7-të e emisionit⤵️