Kryetari i Pejës, njëri prej të dorëhequrve nga kryesia e LDK-së

Pas doreheqjes së kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Isa Mustafa, raportohet se doreheqje kanë dhënë edhe kryesia e saj, pjesë e së cilës është edhe kryetari actual i Pejës, Gazmend Muhaxheri, njëherit kryetar I degës së kësaj partie në këtë komunë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, LDK ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e saj, duke arritur vetëm 13% të votave në zgjedhjet ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para në pothuajse të gjitha komunat.

Sipas “Bota sot” emrat e që dhanëq dorëheqje nga funksioni i antarit të kryesisë janë: “Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim kryeziu, Donruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.