Kryetari i Pejës:Zyrtarët komunal po ndjehen të firkësuar pas arrestimeve të fundit

Pas arrestimeve të fundit të zyrtarëve komunal në Komunën e Pejës, sonte në një prononcim pë T7, kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri, mes tjerash sikur është shprehur “i frikësuar” për sigurinë juridike të vartësve të tij.

“Tash normal kanë filluar me i kërcënu krejt zyrtarët edhe me thonë që kemi me ju arrestu ma shumë, se na jemi qajo prokuroria.”- citohet të ketë thënë Muhaxheri, duke shtuar se:”Është hup siguria juridike dhe është një kërcënim darët për shërbyesit civil që mos me kry punë, tash rrini se për çdo vepër tash kemi me ju hetu”

Ndryshe, në komunën e Pejës ishin arrestuar Rajan Arapi, drejtori i Urbanizmit, Florije Berisha, zyrtare ligjore në Drejtorinë e Urbanizmit në Pejë, si dhe Bajram Muzlijaj.

Gjykata e Themelore në Pejë më 18 korrik kishte vendosur që Bajram Muzlijaj të mbrohej në liri kurse për Rajan Arapin dhe Florije Berishën gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.