Kryetari i Prishtinës ka publikuar listen e bizneseve që përfituan nga granti, tregon numrin e tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar listen dhe numrin e bizneseve që kanë përfituar nga grantet e ndara për ndërmarrjet që kanë qarkullim deri në 50 mijë euro.

Ahmeti, përmes ‘Twitter’-it, ka publikuar listen e bizneseve që përfituan këto grante, teksa ka treguar se nga kjo kanë përfituar 4941 biznese, 1976 mikro biznese me nga 600 euro dhe 2965 biznese të vogla me nga 1300 euro.

“Kjo eshte lista e fituesve te granteve per bizneset e Komunes se Prishtines me qarkullim deri ne 50,000€, ku ne total kane perfituar: 4941 biznese, 1976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2965 biznese te vogla me nga 1300€”, deklaroi Ahmeti në ‘Facebook’.

Megjithatë, deri më tani, uebfaqja zyrtare e Komunës së Prishtinës, ku është publikuar, lista nuk është në dispozicion. /Gazeta Express/