Kryetari i Rapperswil të Zvicrës viziton Komunën e Suharekës

Kryetari i Komunës së Rapperswil-it të Zvicrës, Martin Stockli, sot e ka vizituar Komunën e Suharekës. Ai është pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj dhe stafi i tij.

Në zyrën e kryetarit, ata së bashku më zyrtarë nga të dyja komunat, Rapperswil dhe Suharekë, kanë bashkëbiseduar për ecuritë e punës dhe praktikat punuese të të dyja komunave, me theks të veçantë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës së Suharekës dhe jo vetëm.

Kryetari Muharremaj, i ka uruar mirëseardhje, kryetarit Stockli dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zvicerian po i bënë Kosovës.

Prezent në këtë takim, ka qenë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Zurich, Visar Rrecaj.

Kryetari, e ka njoftuar Martin Stockli, me punën e përditshme që ai bënë si dhe e ka njoftuar për zhvillimin e Komunës së Suharekës, lidhur me projektet e realizuara të deritanishme si dhe me ato që janë në plan të realizohen tutje.

Pas takimit zyrtar, ata së bashku kanë vazhduar me vizita nëpër terren me mbjelljen e disa fidaneve dekorative në qytet dhe duke i vizituar disa projekte të realizuara nga Komuna e Suharekës, si tek: “shtigjet e ecjes“, Parkun e qytetit etj…dhe në disa biznese private që operojnë në këtë Komunë.