Kryetari i Serbisë, Vuçiq, raporton para Kuvendit për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, sot në ora 16:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme , në të cilen do të paraqitet me një raport për çështjen e Kosovës, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pjesë e kësaj seance do të jetë edhe kryeministrja, Ana Brnabiq.

“Serbia është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Prishtinën, sapo të krijohen kushtet për një gjë të tillë, dhe nuk ndryshon mënyren e zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës”, thuhet në mes tjerash në këtë raport, që bëhet publik nga e përditshmja beogradase “Veçernje Novosti”.