Kryetari Suma musafir nderi në shënim të Ditës së Emigrantëve në Celano

Në ditën e dytë të qëndrimit zyrtarë në Celano të Italisë, Kryetari i Komunës Rufki Suma morri pjesë në aktivitetet në shënim të “Ditës së Emigrantëve” festë kjo tradicioanle e Komunës së Celanos.

Fillimisht Kryetari Suma i shoqëruar nga disa bashkëatdhetarë tanë është takuar me zyrtarët më të lartë të kësaj komune, Kryetari i Komunës së Celanos z.Settimio Santilli dhe znj.Lisa Carusi, Presidente e Këshillit Komunal të Celanosme ç’rast biseduan për zhvillimet aktuale në dy komunat si dhe për perspaktivën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të ardhmen.

Më pas kryetari Suma së bashku me zyrtarët më të lartë të komunës së Celanos në ceremoninë fetare të organizuar në Kalanë e qytetit për të vazhduar pastaj te pllaka e përkujtimore e emigrantëve ku u mbajt manifestimi qendror.

Kryetari Suma morri pjesë në vendosjen kurorës, dhe ngritjes së flamujve ku edhe iu dha fjala në cilësinë e mysafirit të nderit.

Në fjalimin e ti kryetari Suma duke përshëndetur të pranishmit tha se është nder i madh që në emër të banorëve të Komunës së Hanit të Elezit dhe të bashkatdhetarëve tanë të falënderojë banorët e Celanos për përkrahjen e dhëne shqiptarëve në punësim, me punën e të cilëve këta ndihmuan familjet e tyre dhe vendin tonë.

Pas vizitës në nëntorin e vitit të kaluar ku isha që së bashku me bashkatdhetarët tanë festuam ditën e Flamurit, dhe vizitës së delegacionit tuaj në Han të Elezit kjo është vizita ime e dytë në Celano dhe shpresojë se këto takim do ti vazhdojmë edhe në të ardhmen deri sa të realizojmë edhe binjakëzimin zyrtarë të të dy komunave tha kryetari Suma.

Image may contain: one or more people, mountain, sky, outdoor and nature