Kryetarja e Grupit të Grave Deputete kërkon dënim maksimal për krimin në Kamenicë

Kryetarja e Grupit të Grave Deputetebtë Kuvendit të Kosovës, Vlora Limani Hajnuni, ka kërkuar dënim maksimal për vrasjen e rëndë në Kamenicë.
“Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të qarta dhe të shpejta në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke vendosur dënime maksimale ndaj çdo dhunuesi, në mënyrë që rastet e dhunës të mos marrin epilog tragjik”, ka shkruar Limani Hajnuni, njëkohësisht deputete e LDK-së.

Ky është postimi i plotë i Vlora Limani Hajnunit:

Është tronditje e thellë për çdo njëri normal, kur dëgjon për vrasje në martesë, në mesë të bashkëshortëve. Sikurse që është akt i pa pranueshëm dhuna në familje, e cila jo rrallë herë përfundon në tragjedi si rasti i fundit në Kamenicë, ku në mënyrë mizore burri ja merr jetën gruas së tij.
Institucionet e drejtësisë duhet të jenë të qarta dhe të shpejta në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke vendosur dënime maksimale ndaj çdo dhunuesi, në mënyrë që rastet e dhunës të mos marrin epilog tragjik.
Dhuna nuk ka qenë dhe kurrë nuk do bëhet mjet i cili zgjidhë probleme në martesë. E aq më pakë vrasja. Si shoqëri duhet të i qasemi më me seriozitet kësaj dukurie duke e dënuar fuqishëm dhe raportuar çdo akt të dhunës.
Prandaj duke e dënuar vrasjen e mbrëmshme në Kamenicë, si kryesuese e Grupit të Grave Deputete dhe si njëri, shpreh ngushëllimet më te thella për familjen e viktimës!