Kryetarja e Preshevës voton: Sot është dita, aktivizim kundër pasivizimit

Kryetarja e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet në Serbi, duke i bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë dhe të bëhen aktivë.

“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv”, shkruan ajo.

Postimi i saj i plotë:

Aktivizim kundër pasivizimit.

Sot është dita.

Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.

Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.

Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.

Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.

Votoni.