Kryeziu kryen punët e Haskukës

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, me punën e tij vullnetare gjatë ditës së sotme i ka dalë në ndihmë Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kryeziu sot është angazhuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e njërës prej hapësirave të pakta të gjelbra në qendrën e qytetit të Prizrenit.

Image may contain: one or more people, people standing, outdoor and nature

Drejtori i KDI-së ka publikuar fotografi në të cilën, së bashku me fëmijët e tij, shihet duke pastruar dhe mirëmbajtur hapësirën e gjelbër në Sheshin e Lidhjes në Prizren.

Kohëve të fundit bie në sy mungesa e mirëmbajtjes dhe pastrimit në pjesë të ndryshme të Prizrenit, përfshirë edhe Qendrën Historike të saj.

Ky është postimi i Kryeziut: