Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka ironizuar me rolin e Zëvendëskryeministrit Haki Abazi brenda Qeverisë së Kosovës, tashmë në dorëheqje.
Kryeziu ka deklaruar se ka pasë bindjen se Qeverinë e Kosovës do ta udhëhiqte Albin Kurti, duke aluduar se në fakt atë po e udhëheq Haki Abazi.
“Kam besuar se Qeverine e Kosoves ka me udheheqe Albini?! Se ta kisha ditur qe Haki Abazi, moti e kisha ditur çka ka me u ba…”, ka shkruar Kryeziu, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.