Kryeziu pyet deputetët e VV-së: A keni konkuru për deputet apo për anëtarë të bordeve?

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje për emërimet e militantëve të saj nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Kryeziu ka pyetur personat të cilët kanë qenë kandidatë në listat e VV-së, nëse kanë aplikuar për të qenë deputetë apo për t’u bërë pjesë të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Keta kandidatet per deputet te VV-se, qe s’jane zgjedhur ne Kuvend, a kane pas konkurruar per deputet a per kryetar te bordeve🧐”, ka shkruar Kryeziu në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.

EKSKLUZIVE: Qeveria Kurti vazhdon ” ç ‘kapjen ” e shteti me emërime të anëtarëve nëpër borde

Qeveria sot ka miratuar vendimin për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve dhe emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.

Kryesues dhe Drejtor i këtij bordi është emëruar Mentor Hyseni.

Mentor Hyseni ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, i cili ak dëshutar të gzjidhet në këtë pozitëe, mirëpo për këtë është përkudjes partia e tij e cila i ka bërë një vend në bordet endërmarrjeve publike.