Kryhen 2 rastet e para me laparaskop në kirurgji pediatrike

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike,  u realizuan  dy intervenimet e para  me kirurgji minimale invazive, me laparaksop.

Rasti i parë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit( zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.

Intervenimi u krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëm një ditë qëndrimi në spital.

Rasti i dytë, një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzën e tëmthit).

 Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi në spital, në gjendje  të mirë shëndetësore.

Kjo metodë e operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike  sepse është me invazion minimal .

Pacientët e  operuar, pas operacionit  e marrin veten shumë më shpejt, i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet  shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik, anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor  do vazhdojnë  të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.