Kryhet stërvitja, tash drejt fitores

(nga TopSporti.com) – Përfaqësuesja e Kosovës ka kryer sot edhe stërvitjen e fundit në Prishtinë para duelit ndaj Malit të Zi dhe tashmë ekipi merr rrugë për në Podgoricë.

Sipas trajnerit Bernard Challandes është bërë e ditur se ekipi ka punuar në skemat e lojës dhe taktikat që do të luhen gjatë 90 minutave me variacione sipas rezultatit gjatë ndeshjes.

TABELA dhe ORARI I NDESHJEVE

Atmosfera është dukur e jashtëzakonshme në ekip, ndërsa futbollistët, thuajse secili, është parë duke qeshur në stërvitje – që tregon edhe më shumë për atmosferën që po mbretëron aty.