KShC: Me vendimin për universitetet po manipulohet me opinionin publik

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka reaguar ndaj debatin e cila ka shpërthyer pas vendimit të këtin institucioni për mosakreditim të universiteteve publike të Prizrenit, Pejës e Mitrovicës.

Në reagimin e saj, KShC ka rikujtuar të gjitha institucionet dhe qytetarët se ai është organ i vetëm për vendim-marrje dhe politikëbërje në çështjet e akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) dhe programeve të studimeve në Republikën e Kosovës, mandat ky i dhënë nga Ligji për Arsimin e Lartë.

KShC përmes në reagimin e saj ka sqaruar në detaje procedurat e vlerësimit të universiteteve në fjalë si dhe procedurat e përzgjedhjes së vlerësuesve. Ajo ka përsëritur se institucionet e arsimit të lartë që nuk kanë marrë vlerësim pozitiv për akreditim, nuk do të mund të regjistrojnë studentë në vitin akademik 2019-2020. Prandaj, ato nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të re-akreditimit institucional. Studentët aktual vazhdojnë studimet në programet e akredituara. Shpresojmë se këto vendime do të ofrojnë bazë për reflektim dhe veprim të IAL-ve për përmbushjen e standardeve për akreditim.

“KShC është e shqetësuar për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të KShC-së për lojë politike. Vendimet e KShC-së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane. KShC garanton qasje të studentëve në arsim cilësor dhe premtues për zhvillim shoqëror në Kosovë, të krahasueshëm me vendet evropiane. Jemi të përkushtuar të rezistojmë ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe vendim-marrjen e KShC-së. Çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do t’i denoncojmë në institucionet e drejtësisë”, është thënë në reagimin e KShC-së e cila mund të lexohet në këtë link:
http://www.akreditimi-ks.org/new/index.php/sq/homepage-2/98-kaa-articles-2/lajmet/402-njoftim16072019-2