Ku qëndron Kosova në luftimin e korrupsionit?

Të mërkurën u shënua dita botërore e luftimit të korrupsionit, Kosova ka degradim në këtë aspekt.

Të gjitha këto fotografi tregojnë pasojat që sjell mos luftimi i korrupsionit.

Kjo ekspoze u realizua nga Instituti Demokratik i Kosovës në ditën ndërkombëtare për luftimin e këtij fenomeni.

Por në çfarë niveli është korrupsioni në vend, në krahasim me vitin e kaluar?

Florent Spahiu nga KDI ka kritika për organet kompetente, për mos marrjen e masave te duhura ndaj zyrtarëve të lartë.

Të njëjtin shqetësim e kanë edhe nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha, përmend 3 faktorë që ndikojnë në mos luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Megjithatë sipas saj, Kosovës po i bëhet një padrejtësi në një drejtim.

Ndërkohë, zyrtar qeveritar nuk u panë në ekspozitën që u bë në afërsi të Kuvendit.

Por, në ditën botërore kundër korrupsionit Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, priti në takim shefin e EULEX-it dhe përfaqësues nga Prokuroria e Shtetit, Gjykata e Polica.

Në këtë takim është diskutuar për masat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./express