Kujtohet data historike

Sot është kujtuar data historike e pranimit të Kosovës në FIFA, që ndodhi me 13 maj 2016.

Në Kongresin e mbajtur në Meksikë, Kosova me shumicë votash arriti të bëhet anëtare e shtëpisë botërore të futbollit, duke u bërë anëtarja e 205-të e saj.

Anëtarësimi i FFK-së në FIFA hapi rrugë për zhvillimin e futbollit të Kosovës.