Kuka në ‘qiellin e shtatë’ pas fitores së Lorianës, e cila ia siguron Kosovës edhe një medalje botërore

Loriana Kuka, ka arritur t’ia sigurojë Kosovës edhe një medalje tjetër të bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Japoni.

Xhudistja kosovare mposhti me ‘Ippon’ sllovenen, Klara Apotekar, shkruan Reporteri.net

Menjëherë pas ndeshjes, ka reaguar edhe njeriu më meritor për sukseset e xhudistëve tanë, Driton Kuka.

“Tokyo sivjet po më çmend! Tri medalje në Kampionat Botëror! Po duket si ëndërr.

Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet. Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por …

Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar. Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!

Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!

Kosova mbi të gjitha 🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱”, ka shkruar Kuka në facebook.

Me këtë fitore, ajo ia ka sjellë Kosovës medaljen e tretë të bronztë.

Kosova me këtë medalje, renditet e treta në botë, për numrin e medaljeve të fituara.