Kundër zhvendosjes së ministrive

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit dje për të tretën ditë radhazi protestuan pranë objektit, në të cilin aktualisht është e vendosur kjo Ministri, si dhe ajo e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural.

Zhvendosja e këtyre dy ministrive në objekte private nuk po u pëlqen punëtorëve të ministrive e që qiraja vjetore për to do të kapte shifrën mbi 1 milion euro.

Zyrtari i Ministrisë së Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Labinot Berisha, dje gjatë protestës konfirmoi se nuk do të ndalen deri në pezullimin e këtij vendimi. Duke folur në emër të punëtorëve, Berisha potencoi se nëse ky vendim nuk ndryshon, atëherë këta punëtorë do të ndërmarrin masa edhe më radikale.

LDK-ja ka kundërshtuar vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të këtyre ministrive në objekte private, shkruan sot gazeta “Zëri”.