Kur bllokohen hyrje-daljet në Prishtinë? Tregon Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas futjes së Prishtinës në karantinë, së shpejti do të dalin detaje se ku do të bllokohen hyrje-daljet në këtë komunë.

Sipas njoftimit të tij në Facebook, në ato hyrje-dalje do të kalohet vetëm me leje speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme,.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 27 rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, 20 nga to janë në kryeqytet. Me këtë rast Prishtina do të vendoset në izolim.

“Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele. Për ata që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, ka shkruar Ahmeti

27 raste të reja me COVID-19, Prishtina futet në karantinë