Kur dalin testet e 25 personave nga Korisha që kishin kontakte me gruan e prekur nga COVID-19?

Pas tri rasteve pozitive me COVID-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky fshat të futet në karantinë.

Masat e marra nga Komuna e Prizrenit për parandalimin e COVID-19 në Korishë

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu ka njoftuar se sot janë testuar 25 persona nga IKSHP-ja, që të gjithë personat janë kontakt te pacinetes e cila ka dalur pozitiv me virusin COVID-19. Rezultatet priten te dalin sonte, eventualisht neser ne mengjes.

Drejtori Shehu ka thënë se me kohë do të njofton për rezultate, duke shpresuar që të pranojnë lajme të mira.

Ai gjithashtu thotë se është krijuar një ekip i shërbimit  urgjent të cilët do të jenë në gatishmëri në fshatin Korishë.