Kur do të jetë gati spitali anti-Covid në Kosovë?

Nga MSH kanë thënë se ka kapacitete të mjaftueshme për përballimin e çfarëdo situate me Covid-19

Vetëm edhe pesë pacientë të infektuar me covid-19, mund të pranohen për trajtim.

Kjo pas shtimit të rasteve pozitive në javët e para të marsit.

E kjo ka bërë, që Klinika Infektive, të stërmbushet me pacientë.

Përvec Klinikës Infektive, të mbushura me pacientët e infektuar me virusin korona, janë edhe klinikat e tjera në QKUK.

E zgjdhje për këtë problem, muaj më parë ishte parë ky objekt.

Fillimisht i nisur për Qënder të re Emergjente në oborrin e QKUK, ishte parë si vend adekuat për spital anti – covid.

Por, ani pse kanë kaluar shumë muaj nga kjo, ky objekt, duket se ka edhe shumë punë, para se të kthehet në spital.

UD i drejtorit në Klinikën Infektive, Izet Sadiku, thotë se një spital kundër covid-19, do t’ua lehtësonte punën.

Se deri ku kanë shkuar procedurat për adaptimin e këtij objekti në spital për trajtimin e pacientëve të infektuar, T7 ka pyetur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Këta të fundit, i kanë thënë televizionit, se për këtë qëllim, ishin hapur procedurat për projektim dhe mbikëqyrje.

Por, me uljen e rasteve, ishin ndalur këto procedura, pasi nuk kishte më nëvojë për aktivizimin e më shumë kapaciteteve.

Ministria e Shëndetësisë
Bazuar në trendin aktual të situates dhe parashikimet që në një të ardhme të afërt do të mund të fillohet edhe me vaksinimin e popullatës kundër COVID-19, MSh, SHSKUK dhe institucionet e tjera kompetente do ta vlerësojnë adaptimin e mëtejmë të kësaj qendre, nëse do të vazhdohet si spital COVID -19 përkohësisht duke ju ruajtur qëllimi fillestar për çka është nisur – Qënder e re Emergjente, apo do ta vazhdohet për përfundimin e fazave të tjera të punimeve për QE.

MSh po ashtu ka thënë se ka edhe mundësi të tjera për shtimin e kapaciteteve për pëballimin e cfardo siatuate me covid-19.

E ndryshe nga puna në këtë objekt, që nuk është i gatshëm edhe pas gjysmë viti, një spital tjetër në Fier të Shqipërisë, u ndërtua për rreth dy muaj.