Kur do të jetë gati Vaksina për Covid-19 , fletë një profesoreshë e Oxfordit

Një profesoreshë e Oxfordit ka thënë se vaksina për Covid-19 mund të jetë gati deri në vjeshtë.

Sarah Gilbert, është profesoreshë e vaksinologjisë në Univesitetin e Oxfordit dhe udhëheqëse e një ekipi për zhvillimin e një vaksine për koronavirusin, që deri më tani ka infektuar mbi 1.7 milionë persona në nivel global.

Të premten numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar mbi 100 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Gilbert ka deklaruar për The Times se ajo është 80 për qind e sigurt se vaksina që po zhvillohet nga ekipi i saj do të jetë e suksesshme për të mbrojtur njerëzit nga kjo sëmundje.

“Mendoj se ka gjasa të mëdha që ajo do të funksionojë, bazuar në gjërat e tjera që kemi bërë me këtë tip vaksine. Nuk është vetëm gjurmë, dhe secila javë që kalon ne kemi më shumë të dhëna të cilat i shohim”, ka thënë ajo.

Shumica e ekspertëve kanë thënë se vaksina për koronavirusin do të merr më shumë se 18 muaj për t’u zhvilluar dhe për t’u distribuuar në nivel global, por Gilbert dëshiron të përshpejtojë procesin e testimeve klinike duke i lënë vullnetarët të infektohen natyrshëm sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas saj vullnetarët nga vendet që nuk kanë masa të imponuara të izolimit do të prodhonin rezultate më efikase.

“Nëse njëri prej atyre vendeve rezulton të ketë shkallë të lartë të transmetimit të virusit, atëherë rezultatet e efikasitetit tonë do të ishin më të shpejta, prandaj kjo është një strategji për të reduktuar kohën”, shprehet ajo.

Ajo shton se, “izolimet totale e bëjnë më të vështirë, por ne s’duam as imunitet të turmës. Duam që ata të jenë të ndjeshëm dhe të ekspozuar për eksperimentet, për të provuar testimet efikase”.

Gilbert shton se zhvillimi i një vaksine deri në shtator “është i mundur nëse gjithçka shkon në mënyrë perfektë”, porse thekson se askush s’mund të premtojë se ajo do të funksionojë.