Kur fillojnë të kryhen pagesat e parapara me Pakon Emergjente?

Ministri i Financave në detyrë, Bisnik Bislimi, ka bërë të ditur se përfituesit e pakos emergjente do të fillojnë të marrin pagesat në muajin prill.

Bislimi bëri të ditur se përfituesit e kësaj pakoje do të mbështeten me mjete për muajin mars dhe prill, pra pagesat do të dalin në muajin prill për muajin mars dhe në maj për muajin prill.

“Ne i japim benefitet në prill dhe maj për muajin mars dhe prill”, tha Bislmi në RTV Dukagjini.

“Tek masa 1.3 bizneset kanë filluar të aplikojnë dhe ATK është duke bërë verifikimin. Masa 1.1 ka filluar në muajin e kaluar, pra rastet sociale dhe masa 1.2 fillon tash”, tha ai.