Kurti: Bashkimi Kombëtar është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve

Kreu Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po qëndron në Lezhë me rastin e e 577 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, është pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij për bashkim kombëtar duke thënë se vet në kushtetutën e Kosovës janë dy nene kundërthënëse. Derisa në njëri nen thuhet se Kosova është shtet i pavarur, në tjetrin i ndalohet të vendos për tu bashkuar me ndonjë shtet tjetër.

Kurti ka thënë se bashkimi me Shqipërinë dhe si proces është diçka që kërkon kohë por se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve.

“Për bashkimin duhet të kaloj më shumë kohë, ajo është intenca historike e dëshira e shqiptarëve”, tha Kurti.