Kurti dhe Bahtiri bashkë në Gushavc dhe Zhabar

Tubimi i parë i madh i Vetëvendosjes për Mitrovicë u bë në fshatin prej nga vjen kryetari i komunës Agim Bahtiri që rishtazi la AKR-në për partinë e Albin Kurtit.

Kurti refuzoi të flasë para se këtë ta bëjë Bahtiri. Ky i fundit zgjodhi një fjali interesante kur thirri për ta votuar Vetëvendosjen.

Në fund, i erdhi radha Kurtit që fshatin Gushavc e identifikoi me Bahtirin. Kandidati për kryeministër tha që nëse fiton partia e tij, Kosova bëhet shtet i fortë si një shkëmb.

Nga fshati i Bahtirit, Kurti vazhdoi te ai i Vjosa Osmanit, kandidates së LDK-së për kryeministre. / KlanKosova