Kurti e Mustafa pajtohen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa janë pajtuar për ti bërë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Kurti ka bërë të ditur se me Mustafën është takuar sot, dhe se është biseduar për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Postimi i Kurtit në FB:

Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë.