Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur ftesës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për takim në lidhje me mandatimin e Kurtit për themelimin e qeverisë.
Përmes shkresës zyrtare, kreu i LVV-së Kurti ka njoftuar Presidentin Thaçi se nuk do të jetë prezent as në takimin e ftuar për sonte në ora 20:00.
Kurti si arsye për mungesën e tij ka paraqitur qëndrimin e tij jashtë vendit.
Më herët Presidenti Thaçi i kishte dërguar dy ftesa për takim kreut të LVV-së Albin Kurti.