Kurti i kthen përgjigje Erdoganit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer letrën falënderuese presidentit turk, Tayyip Erodogan duke e falënderuar për urimin që i ka bërë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në këtë letër që e kanë publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kosovarët kanë vendosur që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.

Kurti thotë se Kosova është falënderuese për kontributin e shtetit turk në kohët më të vështira për vendin.

“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.

Ndërkaq, duke iu referuar raportimeve se VV-ja do të rishikojë hapjen e ambasadës në Jerusalem, Erdogani i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.